Trumpi: Zuckerbergu komplotoi kundër meje në zgjedhjet e 2016-ës

Botë | 2 vite më parë

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, shkruan në një libër të ri që pritet të botohet gjatë javës së ardhshme se Mark Zuckerbergu kishte komplotuar kundër tij zgjedhjet e vitit 2020 dhe ka thënë se shefi i Meta-s “do ta kalojë pjesën tjetër të mbetur të jetës në burg” nëse ai zgjidhet përsëri në krye të Shtëpisë së Bardhë pas zgjedhjeve të nëntorit, raporton “ Politico ”.

Reagimi ka ardhur në javën kur Zuckerberg tha se administrata e presidentit Joe Biden kishte bërë presion që të kishte shumë lidhje me mua COVID-19 në kohën e pandemisë.Ky është sulmi më i drejtpërdrejtë i Trumpit ndaj Zuckerbergut, i cili është akuzuar për zgjedhjen e presidenciale. Dhe paralajmërimi i Trumpit vjen në kohën kur Meta ka marrë për të siguruar konservatorët amerikanë se nuk do të bëjnë në fushatën e sivjetme presidenciale.“Save America”, një libër me autor Trumpin, pritet të botohet më 3 shtator.

Në të përfshihet edhe një fotografi pa datë të takimit të Trumpit me Zuckerbergun në Shtëpinë e Bardhë. Poshtë fotografisë, Trumpi shkruan se Zuckerbergu “do të vinte në Shtëpi të Bardh që më takon. Me vete do ta merrte edhe gruan e tij shumë të këndshme në darkë, do të tgregohej i këndshëm mund të jetë gjithësecili, derisa komplotonte për të instaluar ‘Lock Boxes’ të turpshme në një KOMPLOT të vërtetë të KUNDËR PRESIDENTIT”, ka shtuar Trump, duke iu referuar kontributit prej 420 milionë dollarësh të Zuckerbergut dhe gruas së tij, Priscilla Chan, gjatë zgjedhjes së vitit 2020 për të financuar zgjedhjen.“Ai do të më thoshte se nuk kishte të dytë si Trumpi në Facebook.

Por një herë, dhe për kushedi çfarë arsye, e mësyu atë kundër meje”, vazhdon Trump. “Ne po e vëzhgojmë me sytë katër, dhe nëse ai bën diçka ilegale, këtu do të kalojë në jetën e tij në burg – sikur edhe të tjerët që mashtrojnë në Zgjedhjet Presidenciale të vitit 2024”.Trumpi kishte bërë komente të ngjashme edhe më parë për Zuckerbergun.

Trumpi do të shkruante në korrik në Truth social” nëse do të zgjidhni president do t’i përndiqte “MASHTRUESIT E ZGJEDHJEVE në nivele të papara më parë, dhe ata do të dërgohen në burg për periudha të gjata kohore. Ne tashmë e dimë se kush jeni ju. MOS E BËNI! ZUCKERBUCKS, kujdes!”.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme