Truss dhe Macron të vendosur: Mbështesim Ukrainën për të rivendosur sovranitetin dhe integritetin territorial

Botë | 4 vite më parë

Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë nënvizuar vendosmërinë e tyre për të ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme për Ukrainën për aq kohë sa duhet për të rivendosur sovranitetin dhe integritetin territorial për t’i rezistuar agresionit rus dhe për të kërkuar llogari nga Rusia.

Të dy udhëheqësit riafirmuan lidhjet e forta dhe historike midis dy vendeve të tyre, sipas një deklarate të përbashkët pas takimit të tyre në margjinat e samitit të parë të Komunitetit Politik Evropian në Pragë.

Ata gjithashtu ranë dakord të mbajnë samitin e ardhshëm MB-Francë në 2023 në Francë për të çuar përpara një agjendë të rinovuar dypalëshe.

Po ashtu ata diskutuan avancimin e bashkëpunimit dypalësh veçanërisht në energji.

Udhëheqësit e më shumë se 40 vendeve evropiane janë takuar në Pragë, në një takim të parë historik të një forumi të ri politik të kombeve. Në takim morën pjesë liderë nga BE, Turqia, Norvegjia dhe Ballkani. I pranishëm në forum ishte edhe kryeministri Edi Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme