Turistë edhe në vjeshtë, në Parkun e Antigonesë vizitorët francezë dominojnë sezonin

Aktualitet | 12 muaj më parë

Parku Arkeologjik i Antigonesë ka mirëpritur këtë sezon turistik një numër të lartë vizitorësh.

Sipas drejtuesit të parkut, Shkëlqim Guçe, interesimi ka qenë i lartë, duke e kthyer Antigonenë në një nga destinacionet më të frekuentuara të zonës.

Turistët që kanë dominuar këtë vit kanë qenë kryesisht nga Franca, mes tyre arkeologë, historianë, gazetarë dhe vizitorë të profileve të ndryshme. 

“Prej kohësh, Antigoneja pret dhe përcjell vizitorë nga e gjithë bota. Është momenti ku mund të deklarojmë që vizitueshmëria ka qenë në nivele të kënaqshme, krahasuar me një vit më parë. E deklaruar, 20 për qind mbi ata vizitorë që kemi pasur”, tha Shkëlqim Guçe, Drejtor i Parkut Arkeologjik i Antigonesë.

Edhe gjatë stinës së vjeshtës, vizitorët nuk kanë munguar. Megjithëse më të paktë në numër, ata vazhdojnë të shfaqin interes të veçantë për trashëgiminë historike dhe kulturore që ofron Parku i Antigonesë.

“Ka një ritëm që nuk mund të themi se do të ketë pushim, por do të ketë ulje të këtij ritmi sepse ndryshon stina e pranverës, e verës dhe vjeshta ka një ritëm më të ulët. Sikurse e thash dominojnë grupet e turistëve franceze, të cilët nuk do të lënë vetëm”, theksoi ai.

“Parku Arkeologjik i Antigonesë vijon të mbetet një destinacion i rëndësishëm kulturor dhe turistik, ku historia dhe trashëgimia e pasur kombëtare gërshetohen me interesin në rritje të vizitorëve vendas dhe të huaj.

Gazetare: B.Pëllumbi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme