Turizmi në Këlcyrë, natyra dhe sportet arsyet kryesore të zgjedhjes
Turizmi në Këlcyrë po njeh një rritje të ndjeshme, falë ndërthurjes së bukurive natyrore me aktivitetet sportive në natyrë. Hiking-u dhe sportet ujore si rafting, kayaking dhe canoeing janë kthyer në atraksione kryesore për vizitorët vendas dhe të huaj.
“Zona jonë po tërheq gjithnjë e më shumë turistë, vendas dhe të huaj. Kemi destinacion fantastik për turistë vendas dhe të huaj. Një trend në rritje është edhe sporti me biçikletë, hiking dhe ai lumor”,tha Specialistja e turizmit, Eglantina Zeqiri,.
Specialistja e turizmit, Eglantina Zeqiri, thekson se puna e koordinuar mes operatorëve turistikë ka ndikuar ndjeshëm në ofrimin e një turizmi me standarde dhe eksperienca të sigurta për turistët.
“Ky sport është bërë tashmë si një biznes në zonan tonë, ku çdo guidë duhet të ketë një operator për të garantuar një guidë të sigurt dhe me standarte”, tha Zeqiri.
Sportet ujore, veçanërisht rafting-u, vijojnë të jenë ndër aktivitetet më të kërkuara, duke u kthyer në një pikë referimi për turizmin aktiv në jug të Shqipërisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





