Turizmi në rritje, Gonxhja: Mbi 9.4 milionë vizitorë të huaj në 8 muaj

Mbi 9.4 milionë vizitorë të huaj kanë hyrë në Shqipëri gjatë 8-mujorit të vitit 2026, duke shënuar një rritje prej 5.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Shifrat janë bërë publike nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetet sociale. Sipas tij, vetëm gjatë muajit gusht Shqipëria është vizituar nga mbi 2.4 milionë turistë të huaj.
Gonxhja thekson se këto të dhëna tregojnë konsolidimin e Shqipërisë si një destinacion konkurrues në turizmin ndërkombëtar.
Ministri nënvizon se fokusi tashmë është që rritja e numrit të vizitorëve të shoqërohet me zhvillim të qëndrueshëm të sektorit, përmes investimeve cilësore, ekonomisë së eventeve, rijetëzimit të trashëgimisë kulturore dhe zgjerimit të ofertës turistike gjatë gjithë vitit.
Sipas Gonxhes, synimi është që zhvillimi i turizmit të sjellë më shumë punësim, forcim të ekonomive vendore dhe përmirësim të mirëqenies së familjeve shqiptare.
“Mbi 9,4 milionë vizitorë të huaj në 8-mujorin e vitit 2026, me një rritje prej 5,3%, krahasuar me 2025 dhe mbi 2,4 milionë vetëm në gusht, konfirmojnë konsolidimin e Shqipërisë si destinacion konkurrues në turizmin ndërkombëtar. Prioriteti ynë është që kjo ecuri të përkthehet në zhvillim të qëndrueshëm: përmes investimeve cilësore, ekonomisë së eventeve, rijetëzimit të trashëgimisë dhe zgjerimit të ofertës turistike gjatë gjithë vitit, për më shumë punësim, ekonomi më të forta vendore dhe mirëqenie për familjet shqiptare”, shkruan ministri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




