Turizmi në Tepelenë, historia dhe bukuritë natyrorë tërheqin vizitorët
Qyteti i Tepelenës po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar për turistët e huaj. Vizitorët që vijnë nga vende të ndryshme të botës shprehen të mahnitur nga bukuria natyrore që ofron zona, me peizazhe malore dhe lumenj që krijojnë një atmosferë unike relaksi.
Shumë prej tyre shprehen se ky qytet ka potencial të madh për t’u promovuar si një nga pikat më të rëndësishme turistike në jug të vendit.
Përveç natyrës, turistët vlerësojnë edhe trashëgiminë historike dhe kulturore të Tepelenës, ku kalaja, rrënojat e vjetra dhe mikpritja tradicionale i bëjnë përvojat e tyre edhe më të veçanta.
Tepelena vazhdon të mirëpresë vizitorë të huaj që çdo vit shtohen në numër, duke e kthyer këtë qytet në një shembull të suksesshëm të zhvillimit të turizmit kulturor dhe natyror.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





