Turizmi veror s’ka mbaruar, pedonalet e Shkodrës gumëzhijnë nga turistët e huaj

Aktualitet | 1 vit më parë

Edhe pse stina e verës ka mbaruar, Shkodra vazhdon të jetë e mbushur me turistë. Rrugët muzeale janë ende plot me vizitor që shëtisin mes trashëgimisë historike e kulturore, ndërsa hotelet e restorantet raportojnë rezervime të plota.

Turistë nga e gjithë bota thonë se po shijojnë atmosferën e veçantë që ofron qyteti, mikpritjen e ngrohtë të njerëzve dhe bukurinë e zonave turistike.

“Është këndshëm, është shumë bukur. Ne ishim për hiking nga Valbonë në Theth dhe tani u kthyem sërish këtu”, shprehet turistja.

“Kam qenë këtu dy net, por kam shijuar çdo moment”, tha turisti.

“Po e dua Shkodrën, është shumë këndshëm. Është edhe më e mrekullueshme nga sa kisha menduar, mendoja se ishte një qytet shumë i vogël por është shumë i mrekullueshëm”, tha turistja.

“Shumë mikpritëse, njerëzit janë shumë miqësorë, ka liri, mund të ecësh vetëm, ndihesh i sigurt”, tha një tjetër turiste.

“Më pëlqen, është një qytet vërtet i bukur, qytet rinor, shumë të rinj. Është i zhurmshëm, shumë festa por shumë bukur. Kjo është ndalesa e fundit e jonë në Shqipëri dhe është fantastike për ndalesën tonë të fundit para se të kthehemi në Gjermani”, shprehet turisja nga Gjermania.

“Është shumë këndshëm, sot është dita jonë e parë këtu dhe kemi qenë në kalanë Rozafa, është shumë e bukur, shumë unike dhe perëndimi i diellit atje ishte shumë bukur”, shprehet turisti.

“Jam nga Brazili. Po shëtis botën, kam 5 vite në udhëtim dhe kam 2 muaj që qëndroj në Shkodër. Më pëlqen të bëj hiking dhe natyra në Shkodër dhe këtu mund edhe të punoj. Por këtu njerëzit janë të ndryshëm, ka kulturë të ndryshme këtu, shumë i gjallë, shumë turistik”, tha turistja.

Kjo prani e vazhdueshme turistësh tregon se Shkodra nuk është thjesht një destinacion sezonal, por një qytet që ofron përvoja unike në çdo stinë të vitit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme