Turqi, numri i viktimave nga tërmeti arrin në 33 mijë, ekspertët fajësojnë cilësinë e ndërtimeve

Botë | 4 vite më parë

Zyrtarët turq të drejtësisë kanë shënjestruar më shumë se 130 persona, që dyshohet se janë përfshirë në metoda ndërtimi të dobëta dhe të paligjshme, ndërsa shpëtimtarët nxorën më shumë të mbijetuar sot, duke përfshirë një grua shtatzënë dhe dy fëmijë të vegjël, gjashtë ditë pasi një tërmet shembi mijëra ndërtesa.

Numri i të vdekurve nga tërmetet me magnitudë 7.8 dhe 7.5 ballë që goditën Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore me nëntë orë largësi nga njëra- tjetra më 6 shkurt, shkoi sot në 33,179 persona dhe është e sigurt që ku numër do të rritet, pasi ekipet e kërkimit kanë gjetur shumë trupa të tjera në rrënoja.

Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag, tha të dielën se rreth 131 persona ishin nën hetim për përgjegjësinë e tyre të dyshuar, në lidhje me cilësinë e ndërtimeve, të cilat nuk i përballuan tërmetet. Ekspertët dhe njerëzit në të gjithë Turqinë fajësojnë ndërtimin e gabuar për shumëfishimin e dëmeve dhe të shkatërrimeve. Apnews

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme