Turqia godet kurdët në veri të Irakut pas sulmit në Ankara

Botë | 3 vite më parë

Autoritetet turke kanë bërë të ditur se kanë ndërmarrë një numër sulmesh ajrore ndaj rebelëve kurdë në veri të Irakut, disa orë pasi një sulm kamikaze goditi ministrinë e brendshme të vendit. 20 shënjestra u shkatërruan dhe shumë militantë të grupit rebel të partisë së punëtorëve të kurdistanit (PKK) janë neutralizuar, u shprehën burime të qeverisë turke. 

Agjencia kurde e lajmeve Rudaë ndërkohë bëri të ditur se sulmet turke kishin shënjestruar malin Qandil pranë kufirit të Irakut me Iranit, zonë që besohet se është bastion i PKK-së.  Ministria turke e mbrojtjes u shpreh se sulmet kishin shënjestruar shpella, depo dhe bunker që përdoreshin nga PKK.

Partia e punëtorëve të kurdistanit u  shpreh më parë se sulmi kamikaz me bombë në kryeqytetin Ankara të Turqisë ishte ndërmarrë nga “Batalioni i të Pavdekshmëve” një grup që ka lidhje me të dhe një anëtar i të cilit hodhi veten në erë për të realizuar sulmin.

Një agresor i dytë u vra nga forcat policore turke, ndërsa u plagosën dy oficerë policie. Partia e punëtorëve të kurdistanit konsiderohet si grup terrorist nga Turqia, BE-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA.

Gazetare E.Pepa

/RTSH/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme