Turqia rrit 100% pagën minimale, Erdogan: Në vitin 2023 do të rritet 455 dollarë

Botë | 4 vite më parë

Presidenca turke bëri të ditur këtë të enjte se paga minimale në 2023-in do të jetë rreth 8500 lira, duke shënuar kështu një rritje prej 55 përqind në krahasim me nivelin ku ishte në muajin krrik dhe 100 përqind në krahasim me janarin e vitit 2022-shit.

Paga minimale mujore në Turqi duke filluar nga viti 2023 do të jetë 8,506.80 lira ose thënë ndryshe 455 dollarë. Kjo paraqet një rritje 55% të pagës minimale në krahasim me korrikun dhe një rritje 100% në krahasim me janarin. Duke folur në një konferencë për shtyp më herët, presidenti turk tha se paga minimale mund të rritet përsëri brenda vitit nëse është e nevojshme.

Erdogan tha se sindikatat e punëdhënësve dhe punëtorëve nuk mund të arrinin një marrëveshje dhe qeveria ndërhyri për të përcaktuar shifrën.

Inflacioni vjetor në Turqi është rritur me më shumë se 85% në muajt e fundit, por ka filluar të zbutet. Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave të Turkiye-s (TurkStat), norma vjetore e inflacionit në Turqi në muajin nëntor është ulur me 1.2 për qind krahasuar me tetorin e këtij viti.

Por, ekonomistët kanë thënë se inflacioni real në Turqi është shumë më i lartë se statistikat zyrtare dhe një grup i pavarur kërkimor mbi inflacionin vlerësoi normën e tij vjetore në 186.27%.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme