U bombardua nga rusët, Ukraina do të rindërtojë avionin më të madh në botë

Kuriozitete | 4 vite më parë

Shkatërrimi i avionit më të madh tregtar në botë ishte një ndër imazhet të fillimit të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës. Në muajin shkurt, Antonov AN-225 u sulmua në bazën ë tij në Hostomel pranë Kievit. Avioni masiv u ndërtua në vitet 1980 për të transportuar anijen kozmike sovjetike. Gjithsesi ai vazhdoi të ishte po aq ikonë dhe mbeti transportuesi më i madh i mallrave në botë. Antonov AN-225 ishte rreth 84 metra, me hapjen më të gjatë të krahëve dhe deri më sot është avioni më i rëndë i ndërtuar ndonjëherë. Shkatërrimi i avionit u njoftua më 27 shkurt 2022. 

Tashmë kompania ka rreth 30% të komponentëve të nevojshëm për të ndërtuar një avion të ri. Më herët kompania shtetërore ukrainase e mbrojtes Ukrobonprom, e cila menaxhon Antonov, kishte lëshuar një deklaratë duke e vlerësuar restaurimin e tij me mbi 3 miliardë dollarë dhe se rindërtimi do të zgjasë të paktën pesë vjet.

Procesi i rindërtimit konsiderohet si një projekt ndërkombëtar me pjesëmarrjen e vendeve të ndryshme të botës. Kompania tha se do të koordinonte kërkimin, projektimin dhe montimin dhe konfirmoi gjithashtu se ka ende njësi të kornizës ajrore për një avion të ri që ende nuk është shkatërruar.

Njoftimi përkoi me nisjen e një ekspozitë kushtuar avionit në Aeroportin Leipzig/Halle në Gjermani i cili është dhe shtëpia e pesë avionëve të tjerë Antonov.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme