U zgjodh shef i NATO-s, Rutte: Përgjegjësi jo e lehtë. Aleanca, gur themeli për sigurinë kolektive

Mark Rutte ka reaguar pas zgjedhjes si shef i NATO-s këtë të mërkurë, duke e konsideruar “një nder të jashtëzakonshëm”. Në një njoftim në X (dikur Twitter), Rutte e konsideron NATO-n fur themeli për sigurinë kolektive, teksa shton se udhëheqja e Aleancës është një përgjegjësi të cilën ai nuk do ta marrë lehtë.
Po ashtu, Rutte ka falënderuar aleatëve të NATO-s për zgjedhjen e tij si pasardhës të Stolteberg.
“Është një nder i jashtëzakonshëm të emërohem Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Aleanca është dhe do të mbetet gur themeli i sigurisë sonë kolektive. Udhëheqja e kësaj organizate është një përgjegjësi që nuk e marr lehtë. Unë u jam mirënjohës të gjithë aleatëve për besimin e tyre tek unë. Pres me padurim të marr pozicionin me energji të madhe në tetor, si pasardhës i Jens Stoltenberg, i cili i ka dhënë NATO-s një lidership të jashtëzakonshëm gjatë 10 viteve të fundit dhe për të cilin gjithmonë kam pasur një admirim të madh”, shkruan Rutte.
Aleatët e NATO-s zgjodhën këtë të mërkurë kryeministrin holandez, Mark Rutte, si shefin e ardhshëm të NATO-s. Rutte do të pasojë norvegjezin Jens Stoltenberg. Ai do të marrë funksionet e tij si Sekretar i Përgjithshëm nga 1 tetori 2024, kur mandati i Stoltenberg përfundon, pas dhjetë vjetësh në krye të Aleancës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




