Udhëtim me biçikleta në Kolonjë, grupi nga Belgjika përjeton një eksperiencë të veçantë turistike

Aktualitet | 1 vit më parë

Një grup turistesh nga Belgjika kanë zgjedhur Kolonjën për një udhëtim të veçantë turistik me biçikleta. Të apasionuara pas këtij aktiviteti, ato kanë ardhur për herë të parë në Shqipëri për të shijuar natyrën, ajrin e pastër dhe bukuritë piktoreske që ofron vendi ynë.

Turistet kanë përjetuar një eksperiencë të veçantë, duke lëvizur në rrugët e qeta e të sigurta të Kolonjës dhe duke u njohur me traditat e mikpritjen e zonës.

“Vij nga Belgjika dhe jemi këtu për një udhëtim me biçikleta. Jemi disa shoqe dhe është hera e parë që vizitojmë Shqipërinë. Është fantastike, pamja dhe mikpritja e njerëzve na kanë mahnitur. Këtë herë lamë burrat në shtëpi dhe vendosëm të kënaqemi vetëm mes nesh”, tha turistja.

“Më pëlqen shumë ushqimi këtu, perimet duken të freskëta dhe bio. Jam e bindur që do të vij përsëri”, u shpreh turistja.

“Edhe unë vij nga Belgjika dhe jam pjesë e këtij grupi. Rrugët kanë pak trafik, por janë të sigurta. Po e shijojmë shumë këtë udhëtim”, u shpreh një tjetër turiste.

Gjatë këtij viti, Kolonjën e kanë vizituar mbi 60 mijë turistë, ndërsa destinacionet më të preferuara mbeten fshatrat e Rehovës, Shelegurit, Borovës dhe Leskoviku.

Gazetare: E. Fili

/rtsh.al/              


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme