Udhëtimet në vjeshtë, të rinjtë dhe të huajt, më aktivët e këtij sezoni
Turizmi në veri të vendit vijon të mbetet aktiv edhe përgjatë stinës së vjeshtës. Sipas tur-operatores Lida Haxhija, kjo periudhë e vitit shënon një interes të shtuar për udhëtime, veçanërisht drejt Valbonës, që renditet si një nga destinacionet më të kërkuara nga shkodranët.
“Po kërkohet Valbona. Për mua Valbona të ofron një guidë që ja vlen të shijohet”, tha Haxhija.
Grupmoshat e reja janë më të shumtët që zgjedhin të udhëtojnë në këtë periudhë.
“Fillojnë shkollat, sidomos sezoni i vjeshtës dhe i pranverës janë dy periudha turistike shumë të bukura”, shtoi ajo.
Një tjetër element pozitiv është se çmimet e guidave turistike nuk kanë ndryshuar në krahasim me një vit më parë. Ndërsa interesi i turistëve të huaj për të eksploruar vendin mbetet i lartë.
“I presim në Rinas, edhe në aeroportin e Podgoricës ku janë të gjithë të mirë organizuara në çdo paketë që agjencitë turistike, partnerë të vende të huaja na ia kërkojnë”, tha tur-operatorja .
Thethi, Razma dhe Reçi mbeten po ashtu ndër destinacionet klasike të stinës së vjeshtës me bukuritë e tyre natyrore.
Gazetar: Marjo Gjini
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





