Ukraina bashkëpunim me FBI dhe SHBA për të mbledhur prova të krimeve të luftës

Autoritetet ukrainase po punojnë me Byronë Federale të Hetimit dhe kompani amerikane për të mbledhur prova për krimet e kryera nga rusët në atë vend. Ndër mjetet e përdorura në këtë drejtim janë teknika teknologjike si identifikimi i vendodhjes gjeografike përmes informacionit dixhital apo edhe informacione të marra nga telefonat celularë.
Autoritetet ukrainase po mblidhnin informacion dixhital nga fushëbeteja dhe qytezat ukrainase të shkatërruara nga lufta.
“Grumbullimi, analizimi dhe përpunimi i këtyre të dhënave është diçka për të cilën FBI ka përvojë”, u shpreh Kobzanets gjatë një konference për sigurinë kibernetike të mbajtur një ditë më parë në San Francisco.
Përveç informacioneve të mbledhura nga telefonat celularë dhe përdorimit të teknikave të tjera, analizojmë edhe mostra të ADN-së, si dhe pjesëve të trupave të marra nga fushëbeteja”, tha ai. Puna e ndërmarrë në këtë drejtim mes autoriteteve ukrainase, FBI-së dhe kompanive amerikane të teknologjisë së informacionit reflekton thellimin e bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Ukrainës në fushën kibernetike, ku Rusia ka qenë një armike e përbashkët e të dy vendeve.
Gazetare: Elda Pepa
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




