Ukraina e falënderon për mbështetjen, Johnson telefonon Zelenskyn: Ti je hero, faleminderit për miqësinë

Botë | 4 vite më parë

Ukraina ka falënderuar kryeministrin britanik në largim, Boris Johnson, për mbështetjen ndaj vendit të saj në momentet më të vështira pas pushtimit rus, raporton La Repubblica.

“Faleminderit që jeni gjithmonë në ballë për të ndihmuar Ukrainën,” shkruhej në Twitter nga këshilltari presidencial Mykhaylo Podolyak.

Sakaq Boris Johnson ka zhvilluar një telefonatë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Johnson e ka konsideruar hero, për gjithçka që ai po bën për lirinë, miqësinë dhe mirësinë e popullit ukrainas. Ai përsëriti se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën.

“MB do të vazhdojë të ofrojë ndihmë jetike për Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme” tha Johnson.

Kryeministri në largim siguroi më pas se “ai do të vazhdojë të punojë me partnerët për t’i dhënë fund bllokadës së grurit në javët e ardhshme”. 

Boris Johnson ka njoftuar dorëheqjen e tij si lider i Partisë Konservatore.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme