Ukraina: Forcat ruse po përgatiten për fazën tjetër të sulmeve, 40 civilë të vrarë në 3 ditë

Botë | 4 vite më parë

Forcat e armatosura të Rusisë po përgatiten për fazën tjetër të operacioneve në Ukrainë, pasi Moska njoftoi se trupat e saj do të intensifikojnë veprimet e tyre në “të gjitha fushat e operacioneve”.

Raketat ruse kanë goditur qytetet e Ukrainës, sulme që Kievi thotë se kanë vrarë dhjetëra civilë ditët e fundit.

“Nuk janë vetëm sulme me raketa nga ajri dhe nga deti. Ne shohim granatime nga e gjithë linja e kontaktit, nga e gjithë linja e frontit . Ne shohim përdorimin aktiv të forcave ajrore dhe helikopterëve sulmues. Vërtet ka një aktivizim të caktuar të armikut përgjatë gjithë vijës së frontit. Është e qartë se përgatitjet janë duke u zhvilluar për fazën tjetër të sulmit”, tha Vadim Sibytskyi, një zëdhënës i shërbimit të inteligjencës të ushtrisë ukrainase.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës vlerëson se Rusia ka riorganizuar njësitë për të sulmuar Sloviansk, një qytet strategjik i rëndësishëm nën kontrollin e Ukrainës në rajonin e Donjeckut , në Ukrainën lindore.

Sipas autoriteteve ukrainase, të paktën 40 civilë janë vrarë nga bombardimet ruse të zonave urbane gjatë tre ditëve të fundit.

Moska, e cila nisi pushtimin e 24 shkurtit, thotë se po përdor armë me precizion të lartë kundër infrastrukturës ushtarake dhe mohon se synon qëllimisht civilët.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu urdhëroi të shtunën që të shtohen operacionet e njësive ruse për të parandaluar ushtrinë ukrainase të godasë objektivat në Ukrainën lindore ose në territore të tjera të kontrolluara nga Rusia. Sipas një njoftimi për shtyp të publikuar nga shërbimet e tij, ai vlerëson se ushtria ukrainase mund të dëmtojë infrastrukturën politike dhe/ose banorët./ The Guardian

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme