Ukraina lëshon dronët në Moskë, SHBA do i dërgojë avionët F-16

Një dron ushtarak dëmtoi të premten një godinë në qytetin e Moskës, pasi u godit nga mbrojtja kundërajrore ruse.
Bashkia e kryeqytetit njoftoi se përveç disa copave të shpërndara në një zonë që përdoret për ekspozita dhe konferenca, nuk pati asnjë viktimë.
Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se ditën e enjte gjatë mbrëmjes shmangu edhe një tjetër sulm mbi luftanijet e veta, të cilat janë ankoruar në Detin e Zi.
Sulmi ukrainas raportohet se u krye me një “barkë të telekomanduar” në kohën kur anijet ruse po lundronin në jugperëndim të Detit të Zi, afër Sevastopolit.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, paralajmëroi muajin e kaluar se “lufta” do shkojë në Rusi.
Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se do u dërgojnë aleatëve ukrainas avionë luftarakë F-16 nga Danimarka dhe Holanda, sapo të përfundojë faza e trajnimit të pilotëve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



