UNESCO fut Odesa-n në Listën e Trashëgimisë Botërore: Të ruhet nga shkatërrimi

Botë | 4 vite më parë

Qyteti ukrainas i Odesës është shtuar në Listën e Trashëgimisë Botërore. Sipas Konventës themeluese të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), anëtarët, që përfshijnë Rusinë dhe Ukrainën, janë të detyruar të “mos marrin asnjë masë të qëllimshme që dëmton drejtpërdrejt ose tërthorazi trashëgiminë e tyre ose të një shteti tjetër Palë në Konventë”.

Audrey Azoulay, drejtori i përgjithshëm i UNESCO-s, shpreson se ky zhvillim do të ndihmojë në mbrojtjen e Odesës nga lufta.

“Odesa, një qytet i lirë, një qytet botëror, një port legjendar që ka lënë gjurmë në kinema, letërsi dhe arte, është vendosur kështu nën mbrojtjen e përforcuar të komunitetit ndërkombëtar. Ndërsa lufta vazhdon, ky mbishkrim mishëron vendosmërinë tonë kolektive për të siguruar që ky qytet, i cili ka kapërcyer gjithmonë trazirat globale, të ruhet nga shkatërrimi i mëtejshëm”, tha Azoulay.

Vendimi pritet t’i japë Ukrainës akses në ndihmë ndërkombëtare teknike dhe financiare për të mbrojtur dhe rehabilituar qendrën e qytetit.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme