UNESCO vendos dy vendndodhje të Ukrainës në listën e vendeve historike “në rrezik”

Komiteti i Trashëgimisë Botërore të OKB-së ka vendosur Katedralen e Shën Sofisë si dhe qendrën historike e qytetit perëndimor të Ukrainës, Lviv, në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në rrezik, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës nga Rusia.
“Vendet e Kievit dhe Lvivit janë në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në rrezik”, tha UNESCO, pas një votimi sot në takimin e Komitetit të Trashëgimisë Botërore në Riad, pas rekomandimeve të ekspertëve të OKB-së.
Vendimi për t’i vendosur ata dy në listën e vendeve “në rrezik” mund të ndihmojë në parandalimin e sulmeve ruse.
Vendet e Kievit dhe Lvivit i shtohen listës pas qendrës historike të Odesës, e cila u rendit në janar 2023. Katedralja e Shndërrimit në Odessa u dëmtua nga bombardimet ruse në korrik, një bombardim që UNESCO e dënoi.
Katedralja e Shën Sofisë, e vendosur në qendrën historike të Kievit, është “një nga monumentet kryesore që përfaqëson arkitekturën dhe artin monumental të fillimit të shekullit të 11-të në Ukrainë”, sipas UNESCO-s.
Qendra historike e Lviv, një qytet i themeluar në Mesjetë, u regjistrua si një sit i Trashëgimisë Botërore në 1996.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




