Uragani Idalia, Biden siguron guvernatorët për mbështetje federale

Sipas Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, Presidenti Joe Biden ka zhvilluar një bisedë telefonike me guvernatorin e Floridas, Ron DeSantis, për t’i bërë të ditur se do të ketë mbështetje federale, lidhur me shkatërrimet e shkaktuara nga Uragani Idalia.
DeSantis, guvernatori republikan dhe kandidati presidencial, tregoi se nevojat e shtetit aktualisht po plotësohen, u tha gazetarëve Deanne Criswell, kreu i FEMA, gjatë konferencës së të mërkurës në Shtëpinë e Bardhë.
Criswell ishte me Biden kur ai i telefonoi DeSantis. Presidenti theksoi se mbi 1,500 personel federal ishin në zonë, si pjesë e çdo përgjigjeje dhe përpjekjesh shpëtimi.
Criswell tha se shqetësimi i saj më i madh përfshinte “njerëzit që zgjodhën të mos evakuuoheshin”. Biden bisedoi edhe me guvernatorët e Xhorxhas dhe Karolinës Veriore dhe Jugore, duke u premtuar atyre mbështetje federale.
Idalia është uragani më i fortë që arriti në tokë në rajonin Big Bend të Floridës në më shumë se 125 vjet, dhe për pak kohë u intensifikua në një uragan të Kategorisë 4 përpara rënies në tokë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




