Uria nervore, çfarë është dhe si ta luftoni atë

Uria nervore është një çrregullim që çon në përdorimin e ushqimit si një rrugëdalje për të kompensuar gjendjet emocionale negative.
Stresi, ankthi, trishtimi, vetmia dhe mërzia mund të luajnë rol kyç në këtë çrregullim. Momente veçanërisht të vështira në jetë mund t’i bëjnë disa njerëz të “ngushëllohen” përmes ushqimit.
Uria nervore nuk ju bën të hani për një nevojë fizike, por për të gjetur një ‘ilaç’ kundër emocioneve negative ose kundër ndjenjës së përgjithshme të zbrazëtisë brenda vetes. Njohja e urisë nervore dhe përpjekja për ta kundërshtuar atë është e mundur.
Karakteristikat e urisë fizike- Uria fizike dhe uria nervore kanë karakteristika që i mundësojnë të dallohen. Uria fizike vjen gradualisht, nuk shkakton ndjenjën e fajit, bazohet në aktin e të ngrënit si një domosdoshmëri, pasi ngopeni, ndaloni së ngrëni.
Karakteristikat e urisë nervore- Karakteristikat e urisë nervore, bazohet në një uri që vjen papritur, ndihet si urgjente dhe nuk pushoni pasi të keni mbaruar së ngrëni.
Disa strategji për t’u vënë në praktikë- Mund të zbatohen një sërë strategjish për të luftuar urinë nervore. Këto përfshijnë ngrënien me kafshata të vogla, ngrënien e pesë vakteve në ditë, përtypjen e ushqimit më gjatë dhe përpjekjen për të luftuar mërzinë dhe vetminë duke u angazhuar në aktivitete të tjera.
Kur uria nervore nuk është thjesht një episod sporadik dhe bëhet një problem i tillë që rrezikon cilësinë e jetës, këshilla më e mirë është të konsultoheni me një specialist që mund të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje të vlefshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




