Ushqimet që ndërveprojnë rrezikshëm me ilaçet, çfarë duhet të dini?

Shumë njerëz nuk e dinë se disa ushqime të zakonshme mund të ndër veprojnë negativisht me ilaçet që marrin çdo ditë, duke ulur efektivitetin e tyre ose duke shkaktuar efekte anësore serioze.
Për shembull, produktet e qumështit dhe kosi mund të pengojnë përthithjen e disa antibiotikëve si ciprofloksacina.

Ndërkohë, kombinimi i paracetamolit me alkoolin rrit ndjeshëm rrezikun për dëmtim të mëlçisë. Një tjetër ndërveprim i njohur është ai midis ilaçit për hollimin e gjakut, varfërinë, dhe perimeve me gjethe jeshile, të cilat përmbajnë vitaminë K dhe mund të ndikojnë në efektin e ilaçit.

Gjithashtu, pacientët me diabet apo tension të lartë duhet të jenë të kujdesshëm me ushqime si bananet, patatet, alkoolin apo spinaqin, për shkak të përmbajtjes së lartë të kaliumit dhe ndikimit në nivelet e glukozës.
Grejpfruti është një tjetër frutë që ndër vepron me shumë ilaçe të zakonshme si ato për alergji.

Mjekët këshillojnë që pacientët të mos heqin dorë nga këto ushqime plotësisht, por të mbajnë një dietë të qëndrueshme dhe të konsultohen rregullisht për të shmangur komplikime të mundshme.
Kujdes! Ky është një artikull informues dhe nuk zëvendëson këshillën e mjekut.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




