Ushtria Izraelite rrethon Gazën/ Pengohet futja e ushqimit, ndërpritet uji dhe energjia elektrike

Pas më shumë se dy ditësh nga ndërmarrja e sulmit të paprecedent të grupit militant palestinez Hamas, ushtria izraelite kanë bërë të ditur se kufiri me Gazën nuk është plotësisht i sigurt, por theksoi se forcat izraelite kishin marrë nën kontroll komunitetet e sulmuara nga Hamas. Në Izrael, raportohet për më shumë se 900 viktima, 260 nga të cilët të rinj që merrnin pjesë në një festival në shkretëtirë.
Dhjetëra izraelitë të tjerë që janë rrëmbyer nga miliantët, po ashtu kanë humbur jetën në sulmet e ndërmarra nga ushria izraelite, kanë thënë anëtarë të grupit të Hamasit.
Mes të huajve të konfirmuar që kanë humbur jetën janë 10 shtetas nga SHBA dhe Britania e Madhe, 12 nga Tajlanda, 10 nga Nepali, 3 nga Brazili, 1 nga Franca, ndërsa dhjetëra persona nga Gjermania thuhet të jenë zhdukur.
Ndërsa në Gaza mbi 570 person kanë humbur jetën, mes tyre dhjetëra fëmijë. Ministri izraelit i mbrojtjes ka urdhëruar rrethimin e plotë të enklavës. Banorëve të Gazas tashmë iu është ndërprerë furnizimi me ujë dhe energji dhe karburant kalojnë përmes izraelit, si dhe iu janë bllokuar rrugët përmes të cilave sigurohet furnizimi me ushqime.
Rreth 120 mijë palestinezë kanë filluar të zhvendosen pasi forcat izraelite po sulmojnë pallatet nga ajri. Forcat e mbrojtjes së Izraelit ka bënë të ditur se nga e shtuna kanë rekrutar 300 mijë rezervistë, shifra më e lartë kjo e mobilizimit ushtarak regjistruar ndonjëherë.
Gazetar A. Mata
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




