Varkë apo aeroplan? “Rrëshqitësi i detit” arrin një shpejtësi prej 290 km/h

Kuriozitete | 5 vite më parë

Kompania amerikane “Regent” synon të shkurtojë kohën dhe kostot e udhëtimit mes qyteteve bregdetare dhe për ta realizuar këtë kërkon të ndërtojë një mjet të veçantë. I quajtur “rrëshqitësi i detit”, mjeti elektrik është një “kryqëzim” mes avionit dhe varkës, që mund të arrijë një shpejtësi prej gati 290 km/h.

Kompania ka miratuar një buxhet prej 450 milionë dollarësh për zhvillimin e këtij projekti ambicioz, me të cilin synon të “pushtojë” rrugët detare brenda vitit 2050. Mjeti, shpjegojnë projektuesit, lundron pak metra mbi sipërfaqen e ujit dhe mendohet se do të zëvendësojë transportin hekurudhor për udhëtimet ndërmjet qyteteve bregdetare si Boston – Nju-Jork, apo Los Anxhelos – San Francisko.

Problemi i vetëm i deritanishëm është se, për shkak të teknologjisë, mjeti hibrid mund të përshkojë një distancë prej vetëm 290 kilometrash, por synimi është që në të ardhmen, të përshkohen deri në 800 kilometra me një karikim të vetëm të baterisë elektrike.

CEO i kompanisë, Billy Thalheimer, tha për CNBC se prototipi që do të ndërtohet do të peshojë rreth 200 kilogramë dhe do të ketë një gjatësi krahësh rreth 4,5 metra.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme