Veliaj i heq kompetencat Anuela Ristanit për drejtimin e Bashkisë Tiranë

Politikë | 2 muaj më parë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga qelia, ka vendosur të tërheqë delegimin e kompetencave që i kishte dhënë Anuela Ristanit për drejtimin e Bashkisë.

Përmes një vendimi, siguruar nga RTSH 24, Veliaj ka revokuar urdhrin e mëparshëm për delegimin e përkohshëm të detyrave të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Delegimi i kompetencave ishte bërë në shkurt të vitit 2025, në një periudhë kur kryebashkiaku nuk mund të ushtronte normalisht detyrën për shkak të arrestimit të tij. Sipas Veliajt, ky delegim ishte menduar vetëm si një masë e përkohshme për të garantuar funksionimin e Bashkisë.

Vendimi 

URDHËROJ:

  1. Shfuqizimin e urdhrit nr. 366 (nr. 7461 prot), datë 14.02.2025 të kryetarit të Bashkisë

“Për delegimin e përkohshëm të detyrave e të kryetarit të Bashkisë Tiranë”.

  1. Me shfuqizimin e këtij urdhri zëvendëskryetarja e bashkisë Anuela Ristani nuk ushtron më kompetencat e deleguara të kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
  2. Ngarkohet Bashkia Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Administrimit të Brendshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Medias dhe Komunikimit me Qytetarin si edhe të gjithë strukturat përgjegjëse për zbatimin e këtij urdhri.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe afishohet në stendën e afishimeve publike të Bashkisë Tiranë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme