Velipoja sfidon vjeshtën, fundshtatori e gjen plazhin ende plot me pushues nga Kosova e Maqedonia

Aktualitet | 1 vit më parë

Edhe pse jemi në fund të muajit shtator, Velipoja vijon të mbetet një nga destinacionet më të frekuentuara turistike në veri të vendit.

Plazhi i gjatë, moti i ngrohtë dhe deti i pastër kanë bërë që pushuesit të mos i ndahen ende bregdetit shkodran. Përveç vizitorëve vendas, një numër i madh pushuesish ka mbërritur edhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët kanë zgjedhur të kalojnë ditë relaksi pranë detit.

“Velipoja është më e mira në botë, me tërë të mirat. I dëshiroj çdo të mirë atyre që po na bëjnë respektin këto ditë. Na kanë pritur shumë mirë,” tha një pushuese.

“Unë prej disa vitesh vij këtu. Boll e ndiej veten të lirë. Nuk kam frikë. Ajo është më kryesorja. Kemi respekt prej krejt,” u shpreh një tjetër pushuese.

Ky fluks në fund të sezonit tregon se Velipoja po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion të qëndrueshëm turistik, ku sezoni i verës po zgjatet përtej muajit gusht, duke i dhënë gjallëri ekonomisë dhe jetës së zonës.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme