Vepra e artit bëhet mëngjesi i një studenti, i riu ha bananen, pjesë e një instalacioni: Isha i uritur

Një vepër arti është bërë mëngjesi i një studenti. Ngjarja u regjistrua në Seul, në Muzeun e Artit Leem, ku një vizitor i ri qëroi dhe hëngri bananen, që ishte pjesë e instalacionit “Komedian” të Maurizio Cattelan.
“Nuk kisha ngrënë mëngjes dhe isha i uritur,” tha ai.
Vepra artistike, pjesë e ekspozitës ‘WE’ të Cattelan, përbëhej nga një banane e pjekur e ngjitur në një mur në Muzeun Leem. Pasi hëngri bananen, studenti, Noh Huyn-Soo, ai u përpoq ta vendoste lëkurën sërish në mur me shirit ngjitës. Banania e ekspozuar thuhet se zëvendësohet çdo dy deri në tre ditë. Në videot e publikuara në internet, dëgjohen fjalë proteste teksa Noh heq bananen nga muri. Por ai nuk përgjigjet dhe fillon të hajë ndërsa heshtja bie në dhomë. Më pas nxënësi e fikson lëvoren në mur dhe pozon për një moment përpara se të largohet.
Muzeu ka bërë të ditur se nuk do të kërkojë dëmshpërblim nga studenti./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




