Veriu i vendit tërheq turistët, çifti i moshuar gjerman për herë të parë në Kukës

Ditët me diell të shtatorit në vendin tonë po favorizojnë gjithnjë e më shumë turistët e huaj që të vizitojnë atraksionet tona turistike.
Një çift nga Gjermania, Stefan dhe Anneta, të nxitur edhe nga një miku i tyre që e kishte vizituar më herët Shqipërinë, vendosën të bëjnë një tur në veri.
“Është hera e parë që vij këtu. Shqipëria dhe konkretisht Kukësi kanë qenë të panjohura për mua. Ajo që vërej është ndihma që merr nga njerëzit dhe mikpritja e tyre. Për natyrën nuk kam çfarë të them, sepse çdo gjë është e bukur. Edhe për bashkëshorten time është hera e parë, por ajo ka krijuar një mendim shumë të mirë për shqiptarët dhe për vendin. Kemi vizituar Thethin dhe Komanin, tani presim të nisim një aventurë tjetër drejt jugut,” shprehet Stefan.
Përshtypjet e tyre janë të ngjashme me ato të shumicës së vizitorëve që zbulojnë Shqipërinë. Vërehet qartë një rritje e ndjeshme e pranisë së turistëve, gjë që bën që vendi ynë të vizitohet jo vetëm gjatë sezonit veror, por edhe në stinët e tjera.
Gazetar: Dashmir Shehu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





