Vezët ndaj Kurtit bëjnë xhiron e botës, BBC dhe mediat e huaja pasqyrojnë incidentin në parlamentin e Kosovës

Kosovë | 2 muaj më parë

Një skenë e pazakontë nga Kuvendi i Kosovës po bën xhiron e mediave ndërkombëtare, pas momentit kur deputetja e opozitës Time Kadrijaj hodhi vezë në drejtim të Albin Kurtit.

BBC e ka veçuar pikërisht këtë moment në një video, me pamjet e deputetes që hedh vezët dhe ndërhyrjen e deputetëve e të sigurimit.

Pamjet janë publikuar edhe nga “The Guardian”, që e ka përshkruar ngjarjen si një moment kaotik në parlamentin e Kosovës. Edhe “Euractiv e DW” e ka vendosur incidentin në qendër të raportimit, duke e lidhur hedhjen e vezëve me përshkallëzimin e krizës politike në vend.

Incidenti theksojnë mediat e huaja ndodhi pasi kryeministri në detyrë Albin Kurti kërkoi më shumë kohë për konsultime politike, në një kohë kur institucionet e Kosovës ndodhen në një ngërç të zgjatur.

Zgjedhjet e 7 qershorit nuk prodhuan shumicën e nevojshme, ndërsa partia e Kurtit siguroi 53 mandate, më pak se 61 votat që nevojiten për shumicën parlamentare.

Kryeministri Kurti po synon që të arrijë një marrëveshje me LDK për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit njëkohësisht me konstituimin e Kuvendit, por ndërkohë që ai synon arritjne e një dakordësie që do të shmangte zgjedhjet e reja të parakohëshme, afati 30 ditor për konstiutmin e kuvendit ka kaluar dhe kundërshtarët e tij politikë mund ti drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të dhënë një vendim mbi situatën e krijuar.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme