Video/ Tre të vrarë dhe tre të plagosur nga të shtënat me armë në qendrën tregtare në Danimarkë, arretohet autori 22-vjeçar

Botë | 4 vite më parë

Tre persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë në gjendje kritike për jetën pas të shtënave në një qendër tregtare në Kopenhagë. Policia në Danimarkë ka bërë me dije se është vënë në pranga autori 22-vjeçar i të shtënave në qendrën tregtare Field-s.

Kryeinspektori i Kopenhagës, Soeren Thomassen ka deklaruar se nga të shtënat është vrarë një 40-vjeçar dhe dy të rinj, raporton BBC.

Kryeinspektori Thomassen tha se policia fillimisht mori raporte për të shtënat në orën 17:37 të dielën dhe arrestoi të dyshuarin 11 minuta më vonë. Ai tha se nuk kishte prova se autori ishte duke punuar në komplot me të tjerë ndërsa shtoi se hetimi nuk sugjeroi një motiv racist, por kjo mund të ndryshojë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme