Videoja e sulmit në Hamburg: Një person qëllon me armë nga dritarja brenda qendrës së “Dëshmitarëve të Jehovait”

Botë | 4 vite më parë

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur një person qëllon me armë në qendrën e “Dëshmitarëve të Jehovait” në Hamburg të Gjermanisë mbrëmjen e së enjtes 9 mars.

Deri tani flitet për 8 të vrarë dhe disa të plagosur në atentat ndërsa grupi hetimor vijon të jetë në vendngjarje.

Policia thotë se autori ka vepruar i vetëm dhe mund të jetë mes viktimave.

Pamjet dramatike tregojnë momentin kur ai qëllon nga dritarja brenda qendrës së “Dëshmitarëve të Jehovait”

Autori i dyshuar ka qenë një ish anëtar i këtij komuniteti besimtarësh, të moshës 40 – 40 vjeç shkruan Der Spiegel.

Viktimat ende nuk janë identifikuar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme