Vizita e Zelensky në Uashington, Rusia: Tregon se as Ukraina dhe as SHBA nuk duan paqe

Botë | 4 vite më parë

Rusia ka kritikuar ashpër vizitën në Uashington të Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke akuzuar SHBA-në për një luftë indirekte kundër saj.

Presidenti Joe Biden ka premtuar 1.85 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë një sistem të avancuar raketor për të ndihmuar në mbrojtjen kundër sulmeve ruse.

Por ambasadori rus i SHBA, Anatoly Antonov, tha se këto “veprime provokuese” do të çonin në një përshkallëzim me pasoja të rënda.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova e kosnideroi ndihmën e SHBA ndaj Ukrainës  si provë se Uashingtoni po bën një luftë indirekte me Rusinë.

“Bisedimet në Uashington kanë treguar se as Ukraina dhe as Shtetet e Bashkuara nuk po kërkojnë paqe. Ata thjesht synojnë të vazhdojnë luftimet“, Zakharova.

Duke shënuar udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që nga fillimi i pushtimit, Zelensky i tha Kongresit amerikan se vendi i tij nuk do t’i dorëzohej “kurrë” Moskës.

Përveç paketës prej 1.85 miliardë dollarësh që tashmë është shpallur, një tjetër ndihmë urgjente prej 45 miliardë dollarësh amerikane pritet të kalojë nga Senati./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme