Vizitorët rrisin turizmin historik në Lezhë – Memoriali i Skënderbeut kryeson, vizitohen edhe kalaja, muzeu dhe kishat
Në Lezhë është rritur interesi për turizmin historik dhe kulturor. Krahas bregdetit, vizitorët zgjedhin të ndalen në memorialin e Gjergj Kastriotit, kalanë mesjetare, muzeun etnografik dhe kishat e zonës.
Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë e Lezhës, Paulin Zefi, thotë se mbi 20 mijë persona e kanë vizituar memorialin e Skënderbeut deri në këtë periudhë të vitit, ku pjesën më të madhe e zënë turistët nga Izraeli.
“Deri në këtë periudhë të vitit, në memorial kanë kaluar numri 20 mijë turistë, pjesa më e madhe e tyre turistë të huaj, kryesuar nga Izraeli. Ndërsa në muzeun etnografik, numri ka kaluar 3500, ku edhe atje në këtë periudhë ka një rritje të ndjeshme. Përpos memorialit të Skënderbeut, vizitohet edhe kalaja. Edhe atje ka pasur një numër në rritje“, tha Zefi.
Vizitorët shprehen se rajoni është një thesar historik e kulturor dhe asetet e tij po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje.
Me këtë trend, deri në fund të vitit numri i vizitorëve pritet të kalojë 30 mijë, duke shënuar rritje në krahasim me vitin 2024.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




