Vranësira, reshje dhe shtrëngata, ja si do të jetë moti sot

Aktualitet | 2 muaj më parë

Ditën e sotme (14 gusht) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga thuajse të njëjtat kushte atmosferike. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me vranësira mesatare, të cilat herë pas here do të dendësohen përgjatë relieveve malore në jug dhe juglindje, kryesisht gjatë mesditës dhe pasdites.

Reshje shiu me intensitet të ulët priten në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonat malore të lindjes dhe juglindjes do të ketë shtrëngata afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike gjatë mesditës dhe pasdites së vonë.

Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare pritet të jetë më e ndjeshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme