Vrasja e 3 ushtarëve amerikanë, hakmerret SHBA. Nis sulmet në Irak dhe Siri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur sulmet ndaj objektivave në Irak dhe Siri, pas vrasjes së tre ushtarëve amerikanë në Jordani disa ditë më parë.
Ky është fillimi i hakmarrjes së SHBA pas sulmeve me dron ndaj bazës ushtarake amerikane në Jordani nga militantët e mbështetur nga Irani.
Ushtarët amerikanë në rajon janë shënjestruar vazhdimisht në Irak dhe Siri nga përfaqësuesit e Iranit që nga shpërthimi i konfliktit Izrael-Gaza tetorin e vitit të kaluar. Ndërsa kjo është hera e parë që ushtarët amerikanë vriten nga sulmet në rajon që prej të njëjtës periudhë kohore.
Katër zyrtarë amerikanë që kanë folur për Reuters kanë bërë të ditur se inteligjenca amerikane beson se droni i përdorur për të sulmuar objektivat amerikane ishte prodhuar nga Irani.
Tre ushtarët e vrarë William Rivers, 46 vjeç, dhe Kennedy Sanders dhe Breonna Moffett, të dy në të 20-at. Të paktën 41 të tjerë u plagosën, transmeton BBC.
SHBA –të u zotuan se do të kundërpërgjigjeshin duke thënë se do të bënin gjithçka që ishte e nevojshme për të mbrojtur trupat amerikane- megjithëse ka theksuar se nuk po kërkon një luftë me Iranin.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




