Vrasja e liderit të Hamasit, kreu i Hezbollahut: Izraeli s’e kupton vijën e kuqe që ka kaluar

Pas një vale sulmesh izraelite në fronte të shumta në Lindjen e Mesme dhe vrasjes së liderit të Hamasit, udhëheqësi i Hezbollahut ka paralajmëruar Izraelin se nuk e kupton vijën e kuqe që ka kaluar.
“Në të gjitha frontet mbështetëse, ne kemi hyrë tani në një fazë të re, ndryshe nga faza e kaluar”, tha sekretari i përgjithshëm i grupit paraushtarak, Hassan Nasrallah, në një fjalim në Liban.
Frontet që i referohet Nasrallah përfshijnë grupe të mbështetura nga Irani në Siri, Irak dhe Jemen. Sot (Izraeli) duhet të presëzemërimin e atyre që janë të nderuar në këtë komb, hakmarrjen nga të nderuarit e këtij kombi … për të gjithë gjakun e derdhur”, tha shefi i Hezbollahut gjatë një fjalimi duke nderuar liderin e vrarë të Hamasit.
Gjithashtu, Nasrallah hodhi poshtë akuzat e Izraelit se grupi militant orkestroi një sulm vdekjeprurës në Lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli duke thënë se “hetimet e brendshme” të Hezbollahut tregojnë se grupi “nuk ka asnjë lidhje” me sulmin ku mbetën të vrarë 12 persona midis tyre edhe fëmijë.
Më herët, shefi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, nderoi liderin e vrarë të Hamasit, Ismail Haniyeh. Sipas Iranit dhe Hezbollahut, lideri i Hamasit u vra në një sulm izraelit në Bejrut të martën.
Nga ana e tij, Izraeli ka fajësuar Hezbollahun për një sulm vdekjeprurës në Lartësitë Golanit të pushtuara nga Izraeli gjatë fundjavës.
Vrasja e dy liderëve të grupeve të mbështetura nga Irani këtë javë shënoi kulmin e përplasjeve në rajonin e lindjes së Mesme, ndërsa lufta e Izraelit në Gazë po vazhdon.
Izraeli mori përsipër vrasjen e Shukr, por nuk ka konfirmuar apo mohuar rolin e tij në vdekjen e liderit të Hamasit, Haniyeh në Teheran.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



