Vritet në një shpërthim bombë vajza e “udhërrëfyesi shpirtëror” të Putin, truri i luftës në Ukrainë

Botë | 4 vite më parë

Vajza e filozofit me ndikim ultra-nacionalist Alexander Dugin, bashkëpunëtor i ngushtë i Putin, u vra nga një makinë bombë në periferi të Moskës. Për këtë autoritetet ruse kanë nisur një hetim për vrasje.

Komiteti Hetimor Rus tha se besonte se dikush planifikoi dhe urdhëroi shpërthimin e makinës që vrau Darya Dugina.

“Duke marrë parasysh të dhënat e marra tashmë, hetimi beson se krimi ishte i planifikuar paraprakisht dhe ishte i një natyre të urdhëruar,” tha komiteti hetimor në një deklaratë.

I ati i Dugina-s është një autor dhe ideolog rus, i cilësuar si arkitekti ose “udhërrëfyesi shpirtëror” i pushtimit rus të Ukrainës. Ai supozohet të ketë ndikim të rëndësishëm mbi presidentin rus Vladimir Putin dhe u përshkrua si “Truri i Putinit” nga revista Foreign Affairs .

Si Dugin ashtu edhe vajza e tij janë sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme