Zakonet më të këqija që ndikojnë në shëndetin tuaj

Kuzhinë | 4 vite më parë

Nëse doni të bëni një jetë të shëndetshme është mirë të hiqni dorë nga disa zakone të cilat ndikojnë negativisht. Por cilat janë gjërat që mund të ndikojnë negativisht në mirëqenien tuaj?

Pirja e pijeve me shumë sheqer

Konsumi i pijeve me sheqer mund të jetë një nga zakonet më të këqija për shëndetin tuaj. Hulumtimet nga Shoqata Amerikane e Nefrologjisë sugjerojnë se këto pije mund të lidhen me një rrezik të lartë të zhvillimit të sëmundjes së veshkave.

Cigaret elektronike

Cigaret elektronike janë rritur në popullaritet vitet e fundit si një alternativë e shëndetshme ndaj pirjes së duhanit. Një studim nga Kolegji Amerikan i Kardiologjisë lidh përdorimin e cigareve elektronike me një rrezik të lartë të depresionit dhe sëmundjeve të zemrës.

Gjumë jo i rehatshem

Kur nuk pushoni mjaftueshëm, kjo mund të ndikojë seriozisht në shëndetin tuaj. Gjumi i dobët është lidhur me shqetesime të lidhura me zemrën, sipas një studimi të botuar në Gazetën Evropiane të Zemrës .

Të shihni shumë TV

Një studim nga Kolegji Amerikan i Kardiologjisë zbuloi se shikimi i tepërt i TV lidhej me nivele më të larta të presionit të gjakut dhe diabetit.

Mos ngrënia e mëngjesit

Studimi i përmendur nga Kolegji Amerikan i Kardiologjisë sugjeroi se anashkalimi i mëngjesit mund të lidhet me problemet e zemrës. Ekspertët këshilluan që njerëzit duhet të hanë një mëngjes me energji të lartë si pjesë e një stili jetese të shëndetshëm dhe të ekuilibruar.

Të pini nga shishet plastike

Një hulumtim nga Universiteti i Cincinnati sugjeron se shishet plastike mund të lëshojnë kimikate potencialisht të dëmshme kur bien në kontakt me lëngun e nxehtë.

Të blini ushqime të gatshme

Blerja e ushqimeve të gatshme të ngrira mund të jetë një zgjidhje e shpejtë për problemin tuaj por kjo lehtësi mund të jetë me një kosto për shëndetin tuaj. Këto vakte janë zakonisht të larta në yndyrna të ngopura dhe kripë , të cilat të dyja mund të kenë një ndikim negativ në shëndetin tuaj.

Puna me orë të gjata

Puna me orë tepër të gjata është e lidhur me depresionin tek gratë, sipas hulumtimit të botuar në Journal of Epidemiology and Community Health. Nëse dëshironi të kujdeseni për shëndetin tuaj mendor, duhet të ruani një ekuilibër të qëndrueshëm punë-jetë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme