Zbulimet për evolucionin njerëzor/ Shkencëtari suedez Svante Paabo fiton çmimin Nobel në Mjekësi

Shkencëtari suedez Svante Paabo ka fituar çmimin Nobel në mjekësi për zbulimet në evolucionin njerëzor. Komiteti i Nobelit tha se Paabo “përfundoi diçka në dukje të pamundur” kur renditi gjenomin e parë të neandertalit dhe zbuloi se Homo sapiens ndërthuret me Neandertalët.
Provat për zbulimin e tij u shfaqën për herë të parë në vitin 2010, pasi Paabo filloi metodat për të nxjerrë, renditur dhe analizuar ADN-në e lashtë nga kockat e Neandertalit. Falë punës së tij, shkencëtarët mund të krahasojnë gjenomet e Neandertalit me të dhënat gjenetike të njerëzve të gjallë sot.
“Kërkimi themelor i Paabo-s solli një disiplinë krejtësisht të re shkencore; paleogjenomika. Duke zbuluar dallimet gjenetike që i dallojnë të gjithë njerëzit e gjallë nga homininët e zhdukur, zbulimet e tij sigurojnë bazën për të eksploruar atë që na bën njerëz të veçantë“, tha komiteti.
Kur zbuloi për herë të parë gjetjet e tij në vitin 2010, Paabo tha se pasja e një versioni të parë të gjenomit të Neandertalit përmbush një ëndërr të kahershme.
Paabo ka punuar si drejtor i Institutit Max Planck për Antropologjinë Evolucionare në Leipzig, Gjermani që nga viti 1997, dhe është një studiues nderi në Muzeun e Historisë Natyrore të Londrës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




