Zbulohet fosili më i hershëm i një organizmi mbi Tokë

Kuriozitete | 6 vite më parë

Është 635 milionë vjet e vjetër dhe i ngjan një kërpudhe. Fosili më i vjetër i një organizmi tokësor i përket kohës para shfaqjes së dinosaurve. Një studim i publikuar në revistën “Nature Communications” reflekton punën e bërë nga studiuesit e American Tech College of Science, e koordinuar nga Shuhai Xiao, së bashku me Akademinë Kineze të Shkencave, Universitetin Guizhou të Kinës dhe Universitetin Amerikan të Cincinnati-t.

Sipas autorëve të studimit, ky organizëm mund të ketë ndihmuar Tokën të rikuperohet nga një epokë akullnajash që e bëri planetin të marrë pamjen e një topi gjigant dëbore, ndërsa oqeanet u kthyen në akull me trashësi deri 1 kilometër. Ky mikrofosil, i cili u paraprin dinosaurëve më të lashtë, u gjet në zgavra të vogla brenda shkëmbinjve sedimentarë të formacionit Doushantuo në Kinën jugore. Ai ka pamjen e disa fijeve të gjata, si fije, një nga karakteristikat kryesore të kërpudhave. “Ishte një zbulim i rastit”, tha Tian Gan nga Virgin Tech, një nga autorët e studimit. “Mund të jetë fosili që ne kemi kërkuar për një kohë të gjatë. Nëse interpretimi ynë është i saktë – shtoi Gan – do të na shërbejë për të kuptuar ndryshimin e klimës në të kaluarën e Tokës dhe evolucionin e jetës primitive”.

“Një nga hapat e ardhshëm, – përfundojnë studiuesit,- do të jetë studimi se si kanë jetuar këto organizma si kërpudha dhe si ia dolën të mbijetonin.” Në fakt, studimi i këtyre fosileve do të ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë se si jeta, duke filluar nga format mikroskopike të tilla si këto kërpudha antike, me aftësinë e tyre për të ricikluar lëndët ushqyese, arriti t’u mbijetojë akullnajave antike, deri në lulëzimin në forma komplekse në të gjithë planetin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme