Zelensky: Rusia ka kryer 4500 sulme raketore dhe 8000 ajrore, që nga fillimi i pushtimit

Botë | 4 vite më parë

Presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar se që nga fillimi i pushtimit, Rusia ka kryer 4500 sulme me raketa dhe më shumë se 8000 sulme ajrore në Ukrainë. Zelensky shton se Rusia ka lëshuar më shumë se 30 drone në Ukrainë në dy ditë. Ai shprehet optimist se përpos sulmeve Ukraina do ja dalë mbanë.

“Por ne po luftojmë, do të rrëzojmë më shumë. Ganatimet nuk do të na thyejnë, të dëgjosh himnin e armikut në tokën tonë është më e frikshme se raketat e armikut në qiellin tonë. Ne nuk kemi frikë nga errësira,” tha presidenti ukrainas.

Rusia ka synuar dhjetëra raketa dhe mjete ajrore pa pilot në rrjetin gjenerues të energjisë elektrike të Ukrainës në dy javët e fundit, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke shkaktuar ndërprerje.

Sipas kreut të shtetit të Ukrainës, 665,000 njerëz nga 70 vende të ndryshme kanë dhënë kontribute bamirësie vetëm në platformën UNITED24.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme