Zelensky shpallet “njeriu i vitit” nga revista “Time”

Për revistën “Time”, Volodymyr Zelensky është “njeriu i vitit” për vitin 2022, në shenjë mirënjohjeje për udhëheqjen e tij gjatë luftës me të cilën po përballet Ukraina, si pasojë e pushtimit rus.
Nderimi shënon hapin e fundit në një ngjitje të jashtëzakonshme e Zelenskyt, të katapultuar nga një karrierë si humorist televiziv, fillimisht në presidencë në 2019 dhe më pas, këtë vit, në statusin e një lideri me staturë globale.
Udhëheqësi ukrainas, i cili ka personifikuar rezistencën e kombit që kur Rusia nisi pushtimin e saj të plotë në shkurt, e ka karakterizuar luftën si një luftë nga një popull paqedashës që kërkon lirinë nga tirania./ Time
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



