Zelensky: Situata në vijën e parë të frontit mbetet akute

Botë | 4 vite më parë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se situata në front mbetet delikate, veçanërisht në rajonin lindor të Donetskut.

Zelensky është shprehur se forcat ruse nuk po sulmonin vetëm pozicionet ukrainase, por gjithashtu po shkatërronin qytetet dhe fshatrat përreth tyre. Presidenti ukrainas bëri të ditur se po zhvillohen beteja të mëdha për Vuhledarin në jugperëndim të Donetsk, dhe Bakhmut, në verilindje dhe tha se në rajonin e Donetsk, Rusia po shton ofensivën.

Rajoni ka qenë dëshmitar i luftimeve të ashpra duke përfshirë beteja rreth qytetit të Bakhmut. Qyteti ka rëndësi simbolike si për Rusinë ashtu edhe për Ukrainën, megjithëse analistët ushtarakë perëndimorë thonë se ka pak rëndësi strategjike. Në fillim të kësaj jave, Ukraina konfirmoi se kishte tërhequr trupat e saj nga qyteti i vogël i minierave të kripës, Soledar, i cili ndodhet në veri të Bakhmut.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme