Zgjedhjet në SHBA, Trump: JD Vance është kandidati për zëvendëspresident

Botë | 2 vite më parë

Donald Trump ka shpallur senatorin e Ohajos, JD Vance, si kandidatin e tij për postin e zëvendëspresidentit për zgjedhjet e nëntorit në SHBA.

Sipërmarrës dhe autori më i shitur i New York Times, 39 vjeç, do të bëhet zëvendëspresidenti i Trump nëse fiton zgjedhjet e nëntorit.

Trump e bëri njoftimin në rrjetin e tij social, Truth Social. Vance, i lindur në Ohio, hyri në botën e kapitalizmit sipërmarrës pasi u diplomua në Shkollën Juridike të Yale.

Ai u bë i njohur në vitin 2016 me kujtimet e tij Hillbilly Elegy: A Memoir of a Family and Culture in Crisis – i cili detajonte edukimin e tij dhe problemet socio-ekonomike në Ohajo.

Trump aktualisht është i vendosur të përballet me presidentin aktual demokrat Joe Biden në garën për Shtëpinë e Bardhë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme