Zjarr në Babicë, digjen dhjetëra ullinj shekullorë. Shmanget rreziku për banesat
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë mesditën e së dielës varrezat e fshatit Babicë.
Për shkak të erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar edhe një banesë pranë zonës së përfshirë nga zjarri.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë në terren dhe kanë arritur të shmangin përhapjen e flakëve drejt banesës. Ndërkohë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e plotë të zjarrit.
Si pasojë e flakëve janë djegur edhe dhjetëra ullinj shekullorë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonë.
Aktualisht, zjarri vijon të jetë aktiv në disa vatra, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë për neutralizimin e tyre.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




