Zjarr në një stan në Akërni të Vlorës, zjarrfikësit nisen drejt vendngjarjes

Aktualitet | 37 minuta më parë

Një stan është përfshirë nga flakët në zonën e Akërnisë, në Vlorë. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet zjarrfikëse janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes për të ndërhyrë dhe vënë situatën nën kontroll.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për parandalimin e përhapjes së tyre në zonat përreth.

Nuk raportohet ende për persona të lënduar, ndërsa pritet që ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të përcaktojë përmasat e dëmeve të shkaktuara nga zjarri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme