Zjarr në qendrën për të huajt e mitur në Itali, ndërron jetë 17-vjeçari shqiptar, plagosen 2 persona

Një zjarr ka përfshirë qendrën për të huajt e mitur në Santa Caterina di Pasian di Prato në Udine, ku për pasojë një 17-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë dhe 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Nuk dihet ende se cilat ishin shkaqet e zjarrit, ndërsa Ansa raporton se një prej të plagosurve është një 16-vjeçar me kombësi ganeze i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Zjarri i cili ka rënë rreth orës 2.30 të mëngjesit, është shuar plotësisht nga Forcat Zjarrfikëse dhe tashmë është nën kontroll.
“Viktima është një djalë 17-vjeçar, një i ri shqiptar i cili kishte rreth një vit me ne, ishte thjesht një djalë shumë i mirë. Të gjithë jemi zemërthyer. Tani po përpiqemi të kuptojmë se cilët ishin shkaqet e zjarrit”, tha Michele Lisco, kreu i komunitetit të të rinjve në provincën e Udine.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



