Zjarri në fushën e Lazaratit, zjarrfikësit neutralizojnë flakët që rrezikonin të përhapeshin për shkak të terrenit
Drejtoria e Shërbimit Zjarrfikës dhe Shpëtimit (MZSH) në Gjirokastër është njoftuar rreth orës 21:15 për rënien e një zjarri në fushën e fshatit Lazarat. Pas marrjes së njoftimit, grupi i shërbimit ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të marrë situatën në kontroll.
Me mbërritjen pranë vatrës, efektivët konstatuan se flakët kishin përfshirë një sipërfaqe me barishte dhe shkurre. Për shkak të kushteve dhe specifikave të terrenit, zjarri paraqiste rrezik përhapjeje në zonë.
Megjithatë, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të grupit zjarrfikës, u bë i mundur izolimi dhe shuarja e plotë e flakëve në kohë rekord. Autoritetet konfirmuar se nga kjo ngjarje nuk është shënuar asnjë lloj dëmi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



