Zjarri në Gjirin e Lalëzit vijon të jetë aktiv, në terren 95 forca dhe një helikopter

Aktualitet | 49 minuta më parë

Vijon të jetë aktiv zjarri që përfshiu që mbrëmjen e së martës (22 shtator) zonën e Gjirit të Lalzit. Sipas informacioneve bëhet me dije se gjatë gjithë natës, në operacionin për vënien nën kontroll të flakëve u angazhuan 95 forca të Armatosura, dhjetëra zjarrfikës dhe 11 mjete, me qëllim izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt zonës së Shën Pjetrit.

Ndërhyrja e forcave në terren ka bërë të mundur që të mos ketë dëmtime në hotele, resorte apo banesa në zonë. Aktualisht, zjarri vijon në një zonë pyjore kodrinore, ku terreni i vështirë po e vështirëson ndërhyrjen e forcave tokësore. Për përballimin e situatës është angazhuar edhe një helikopter, i cili po ndërhyn nga ajri për shuarjen e vatrave të zjarrit.

Forcat në terren vijojnë punën për izolimin e plotë të zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme